SPAK përfundon hetimet dhe dërgon në Gjykatën e Posaçme dosjen e Erion Veliajt

SPAK përfundon hetimet dhe dërgon në Gjykatën e Posaçme dosjen e Erion Veliajt

Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda afateve të parashikuar nga neni 323/2, i Kodit të Procedurës Penale ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal nr. 27 të vitit 2024 në ngarkim të të pandehurve: Erion Veliaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: 1. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Agi Kons” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; 2. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Fusha” shpk, parashikuar nga...