Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Kategoria e Parë/ Java e tretë zhvillohet të premten dhe të shtunën
Kategoria e Parë rikthehet me ndeshjet e javës së tretë. Dy sfida do të luhen të premten, më 12 shtator. Takimi i parë i ditës është Kukësi – Lushnja, në orën 16:00. Në mbrëmje do të zhvillohet ndeshja Skënderbeu – Iliria, në orën 19:00. Katër takimet e tjera të javës së tretë do të luhen të shtunën, në orën 16:00. Pogradeci do të përballet me Laçin, AF Luftëtari do të luajë ndaj Burrelit, Besa do të presë Apoloninë, ndërsa Kastrioti do të përballet me Korabin. Java 3 Kukësi – Lushnja | 12.09.2025 – 16:00 Skënderbeu – Iliria | 12.09.2025 – 19:00 Pogradeci – Laçi | 13.09.2025 – 16:00 AF Luftëtari – Burreli | 13.09.2025 – 16:00 Besa – Apolonia | 13.09.2025 – 16:00 Kastrioti – Korabi | 13.09.2025 – 16:00