“Nuk është faji im”, mesazhi i Haaland për portierin që turpëroi

“Nuk është faji im”, mesazhi i Haaland për portierin që turpëroi

Një masakër futbolli, një poshtërim sportiv: kjo ishte Norvegji-Moldavi, e cila përfundoi 11-1. Norvegjia po fluturon me të pandalshmin Erling Haaland. Sulmuesi pothuajse i kërkoi falje pas ndeshjes portierit moldav Cristian Avram që pësoi pesë gola nga norvegjezi. Në ndeshjen në Oslo, sulmuesi i Manchester City shënoi tregolëshin e pestë me kombëtaren midis minutave 11 dhe 43 të pjesës së parë, pastaj shënoi dy herë të tjera në pjesën e dytë, në minutat 52 dhe 83. Haaland vazhdon marshimin e tij të pandalshëm drejt Olimpit të golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të futbollit. “Është një turp për ne. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë”, tha trajneri i Moldavisë, Sergey Kleshchenko, pas ndeshjes, duke komentuar humbjen më të keqe të vendit të...