Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dumani drejt fundit të mandatit, VanHorn: SHBA pret integritet në përzgjedhjen e kreut të ri të SPAK
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn ishte sot në konferencën rajonale të OSBE-së, ku mes të tjerash foli edhe për vizitën e kreut të SPAK Altin Dumani në SHBA. “Kryeprokurori i Posaçëm Dumani ishte së fundmi në Uashington për të diskutuar me udhëheqjen tonë se si e luftojmë së bashku krimin këtu dhe në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, partneriteti i ligjzbatimit midis Departamentit tonë të Drejtësisë dhe SPAK-ut nuk u ndërtua brenda natës. Së bashku, duhet të mbrojmë atë që kemi ndërtuar”, deklaroi ajo. Më tej VanHorn deklaroi se SPAK-u është aq efektiv sa pavarësia e tij për të ndjekur kriminelët, pavarësisht se me kë janë të lidhur, ndërsa shtoi se zoti Dumani, sado efektiv ka qenë, do të zëvendësohet pasi i mbaron detyra. “Edhe...