Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“E pranoj votëbesimin”/ Berisha: PD nuk do të fajësojë kurrë viktimën për vjedhjen e zgjedhjeve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi një analizë të partisë pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë. “PD është parti e fjalës së lirë, e debatit të lirë, e mendimit të lirë. Do jetë një analizë në të cilën janë të ftuar të gjithë anëtarët dhe mbështetësit. Nuk ka një datë fikse, por askush të mos mendojë se partia nuk do ti nënshtrohet një analize në interesin më të mirë të saj”, tha ai. Ai u shpreh se PD do të marrë çdo vendim të drejtë dhe të arsyeshëm kur u pyet nëse do të ketë ndryshime në strukturën e saj. Ai u shpreh se pranon edhe votëbesimin, por theksoi se PD-ja nuk do të fajësojë kurrë viktimën për vjedhjen e zgjedhjeve. “Absolutisht e pranoj,...