Mbappé: Gati qava pas asaj humbje. Përplasjet me PSG? Kur nuk paguhesh, duhet të reagosh

Mbappé: Gati qava pas asaj humbje. Përplasjet me PSG? Kur nuk paguhesh, duhet të reagosh

10 Shtator 2025 14:42 Alfred Lleshi Kylian Mbappé, sulmuesi i Real Madridit, rrëfeu për “L’Équipe” momentet e tij më të vështira me futbollin dhe filozofinë mbi dështimin: “Humbjet, në një mënyrë apo tjetër, i meriton. Askush nuk meriton lëndimin. Në humbje ke përgjegjësi më shumë ose më pak”. Ai kujton humbjen e dhimbshme ndaj Manchester City, në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League 2021: “Gati qava atëherë, nuk po luaja. M’u duk vetja sikur të isha fitues VIP në stol”. Për largimin e tij nga PSG: “Kontrata ime ishte përgjegjësi ligjore. Dëshira ime nuk ishte të dëmtoja PSG-në, por të merrja atë që më takonte. Nuk kam asgjë kundër klubit, i dua, kam miq atje, por kur nuk paguhesh, duhet të reagosh. Kështu është puna;...