Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dronët rusë, Tirana zyrtare krah Polonisë: Solidarizohemi me aleatin tonë
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka shprehur solidaritetin me Poloninë pasi dronët rusë shkelën hapësirën ajrore të saj. Në një reagim në rrjetet sociale, MEPJ shpreh shqetësimin me aleatin e NATO-s dhe thekson se përshkallëzimet e tilla kërcënojnë sigurinë europiane. “Thellësisht të shqetësuar për shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë gjatë sulmit të madh të natës së kaluar ndaj Ukrainës. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatin tonë Poloni dhe me NATO-n. Këto përshkallëzime të rrezikshme kërcënojnë sigurinë evropiane dhe nuk do të pengojnë unitetin tonë”, deklaroi MEFA. Kujtojmë se gjatë natës 19 dronë rusë fluturuan në qiejt e Polonisë duke shkelur hapësirën ajrore të një vendi anëtar të NATO-s. Sistemi anti-ajror polak dhe ai i NATO-s u aktivizuan menjëherë....