Rama: Funksionimi si një vend i BE-së, trashëgimia më e madhe për fëmijët tanë

Rama: Funksionimi si një vend i BE-së, trashëgimia më e madhe për fëmijët tanë

Kryeministri Edi Rama, në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje, në një panel diskutimi për perspektivën e Shqipërisë në procesin e integrimit, u shpreh se nëse Shqipëria do të veprojë “si një vend anëtar i BE, kjo do ishte trashëgimia më e madhe që mund t’i japim fëmijëve tanë”. “Procesi për ne është po aq i rëndësishëm, edhe më i rëndësishëm se rezultati përfundimtar. Udhëtimi është ai që kemi nevojë, nëse ne bëhemi një vend i cili vepron si një vend anëtar i BE, kjo do ishte trashëgimia më e madhe që mund t’i japim fëmijëve tanë”, tha Rama, shkruan A2. “Që fëmijët të rriten në një shtet ku institucionet funksionojnë si në Itali apo një vend tjetër mesdhetar. Sepse si Gjermania nuk bëhemi dot edhe me ndihmën e...