Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Kur ka qenë hera e fundit që ia ke ndrequr ditën dikujt?
Për fuqinë e jashtëzakonshme të një mesazhi të zakonshëm Nga Silvana Kola- Loka Në pasditen e një dite të zakonshme një foto e një orkideje blu (fotoja përmbante emrin e dikujt që nuk ka FB ndaj nuk m’u duk e udhës ta përdorja) më erdhi së bashku me një mesazh: “Këtë bukuri e shoh çdo ditë teksa zbres shkallët për të filluar ditën.” Asnjë “Mirëdita!”. Asnjë “Faleminderit!”. Asnjë “Përqafime!”. Orkidenë ia kisha dhuruar një mikeshës time, në një ditë krejt të zakonshme, disa muaj më parë. Ndërsa bëja pazarin, sytë u ndalën tek një orkide blu dhe në mendje më erdhi ngjyra e syve të saj. Pas 2 orësh, orkideja ishte në duart e mikeshës time, e cila më shikonte e çuditur duke m’u betuar...