Henry nuk e quan më sekret: Të gjithë e dinë kush do të jetë trajneri i ri i Francës

Henry nuk e quan më sekret: Të gjithë e dinë kush do të jetë trajneri i ri i Francës

10 Shtator 2025 13:17 Alfred Lleshi Thierry Henry ka lënë të kuptohet se Zinedine Zidane është kandidati kryesor për të pasuar Didier Deschamps në krye të kombëtares franceze, pas Botërorit 2026. I pyetur në kanalin CBS nëse do të mendonte të kandidonte për postin, Henry tha: “Nuk di si të përgjigjem. Të gjithë e dimë kush do të jetë trajneri i ri. Ju e dini dhe unë e di. Dhe i uroj gjithë të mirat”. Fjalët e tij përputhen me zërat e shumtë në Francë. “L’Équipe” shkruan se në Federatën Franceze ekziston konsensusi që Zidane të marrë drejtimin e “Les Bleus” pas vitit 2026. Një mik i afërt i ish-trajnerit të Real Madridit ka treguar se “Zidane di gjithçka për kombëtaren franceze” dhe është i vetëdijshëm...