Të shpallur në kërkim dhe me pasaportë të falsifikuar/ 3 shtetas kapen në pikat kufitare të Korçës

Të shpallur në kërkim dhe me pasaportë të falsifikuar/ 3 shtetas kapen në pikat kufitare të Korçës

Policia Kufitare në Korçë ka finalizuar me sukses disa operacione për kapjen e personave në kërkim. Një shtetas nga Maqedonia e Veriut, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, u arrestua në Qafë Thanë. Një tjetër shtetas shqiptar u ndalua në Kapshticë për armëmbajtje pa leje. Po ashtu, një 55-vjeçar u procedua pasi tentoi të kalonte kufirin me pasaportë me vulë të falsifikuar.     Njoftimi i policisë: Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë PKK Qafë Thanë/Kapet në hyrje të RSh-së dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Gjermani, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. PKK Kapshticë/Kapet dhe ndalohet 1 shtetas në kërkim kombëtar për armëmbajtje pa leje. Procedohet penalisht 1 shtetas që tentoi të kalonte kufirin, me pasaportë me vulë false. Në vijim...