Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
ZYRTARE! Kombëtarja kuqezi, miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Arena Kombëtare”
10 Shtator 2025 12:43 Alfred Lleshi Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë një ndeshje miqësore në tetor kundër Jordanisë. FSHF ka arritur marrëveshjen me homologët jordanezë që të luhet më 14 tetor, në stadiumin “Arena Kombëtare”, në ora 19:00. Kjo do të jetë përballja e dytë në histori mes dy ekipeve përfaqësuese. Sfida e parë është zhvilluar më 10 tetor 2018 në “Elbasan Arena” dhe është mbyllur në barazim pa gola. Data 14 tetor është e lirë sipas kalendarit të FIFA-s, pasi Shqipëria bën pjesë në një grup me pesë ekipe në kualifikueset e Botërorit 2026. Po në këtë muaj, kuqezinjtë do të zbresin në fushë edhe për ndeshjen kualifikuese ndaj Serbisë në Beograd.