Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Broja më shau pak”! Momenti i përplasjes mes Asllanit dhe Brojës, mesfushori i thotë të pushojë
Shqipëria arriti të fitonte me rezultat minimal kundër Letonisë në shifrat 1-0. Një ndeshje e fituar ngushtë, por tre pikët mjaftojnë për të kërkuar vendin e dytë në grup. Tani gjithçka do të vendoset në ndeshjen e Beogradit, Serbi-Shqipëri. Tifozët kanë mbetur të zhgënjyer nga takimi i sotëm pasi panë një tjetër Shqipëri që nuk i bindi në lojë dhe në rezultat, një fitore minimale. Por presioni ishte i madh mbi lojtarët e Kombëtares në këtë takim ku ishin të detyruar të fitonin. Madje situata shkoi deri aty aq sa edhe kapiteni Berat Gjimshiti humbi një rast të pastër, ku i vetëm para portierit, bëri më të vështirën duke e dërguar topin jashtë. Pra edhe njeriu më i ftohtë i Shqipërisë, Gjimshiti, për një moment...