“Miliona euro janë fshehur në fuçi”/ Shokon gazetari: Përdoren për të shpërblyer vrasësit me pagesë

“Miliona euro janë fshehur në fuçi”/ Shokon gazetari: Përdoren për të shpërblyer vrasësit me pagesë

Gazetari Dritan Laci ishte i ftuar sot në nje emision ku foli në lidhje me ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura së fundmi në Shkodër. Laci vendosi theksin tek financimi i këtyre ngjarjeve kriminale duke ngritur dyshimet për disa miliona euro, që grupet kriminale i kanë fshehur në fuçi. Sipas gazetarit, këto para përdoren për të shpërblyer vrasësit me pagesë. Nga ana tjetër, Laci deklaroi se ngjarjet në Shkodër kanë të bëjnë me gjakmarrjen si pasojë e kanunit, ku janë përfshirë 3 fiset kryesore Bajri, Lici dhe Bilali. “Në gjithë këtë histori vrasjesh që kanë ndodhur së fundmi, në të gjitha kontrollet që ka ushtruar qoftë policia e Shkodrës, apo Forcat Operacionale në Shkodër, janë gjetur për shembull armë e lëndë narkotike, por nuk janë...