Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Gardisti nxori armën në mes të rrugës, sherr me qytetarin kush do kalojë i pari me makinë
                            Një punonjës i Gardës së Republikës është vënë nën hetim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, për shkak se ka kërcënuar me armë zjarri një qytetar mëngjesin e të mërkurës në Tiranë. Sipas asaj që mëson A2 CNN, sherri mes gardistit Dorian Kraja dhe qytetarit ka qene krejt banal, pasi të dy kanë debatuar se cili do të kalonte i pari me makinë në rrugë. Kaq ka mjaftuar që gardisti të nxjerrë armën dhe të kërcënojë qytetarin. Fatmirësisht gardisti nuk ka shtënë me armë dhe ngjarja është parandaluar nga efektivët e komisariatit. Kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar sherrin dhe pas këqyrjes nga grupi hetimor, gardisti u procedua penalisht në gjendje të lirë.