Fondi me mbi 12 mijë fotonegativë në fototekën e Muzeut Historik Kombëtar, procesi i digjitalizimit nga Arkivi i Filmit

Fondi me mbi 12 mijë fotonegativë në fototekën e Muzeut Historik Kombëtar, procesi i digjitalizimit nga Arkivi i Filmit

Nga Julia Vrapi Muzeu Historik Kombëtar ndër vite ka grumbulluar një fond prej mbi 12 mijë fotonegativësh në fototekën e tij, që do të digjitalizohet. Fondi në fototekën e Muzeut Historik Kombëtar është grumbulluar që prej krijimit të këtij institucioni, por në kuadër të projektit të ristrukturimit dhe rikonceptimit të muzeut Arkivi i Filmit do të ndërmarrë procesin e digjitalizimit. AQSHF shprehet se është një hap i ri për ruajtjen e kujtesës sonë historike. “Në vijim të misionit të përbashkët për ruajtjen e kujtesës vizuale dhe në kuadër të ristrukturimit dhe rikonceptimit të Muzeut Historik Kombëtar, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit do të ndërmarrë procesin e digjitalizimit të Fototekës së MHK-së, duke e kthyer atë në një pasuri digjitale sipas standardeve bashkëkohore”, thuhet nga arkivi....