Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Prezantohet “Lidership” i Kisinger, një prej mendjeve botërore mbi artin e udhëheqjes
Qenda për Hapje dhe Dialog prezantoi librin “Lidership”, me autor Henri Kisinger, që vjen në shqip përmes një botimi të veçantë, ku përmes gjashtë rrëfimesh spektakolare mbi gjashtë udhëheqës botërorë, mund të admirohet gjenialiteti i një prej mendjeve më të mprehta të politikës botërore mbi artin e udhëheqjes.Kryeministri Rama në përgjigje të ftesës së shtëpisë botuese “Media Union” shkruajti parathënien e librit në fjalë dhe ndau opinionet e tij, teksa moderoi diskutimin e një paneli të ftuarish me gazetarë, analistë e studiues, mes të cilëve emra të spikatur të politikës europiane, si ish Kryeministri italian, Massimo D’Alema.“Kjo është një mbrëmje shumë e veçantë besoj, jo vetëm për një arsye, por më shumë se një arsye dhe kryesorja është mundësia që na ka dhënë shtëpia botuese...