Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Ndodh në Tiranë! Gardisti nxjerr armën e shërbimit dhe kërcënon me jetë qytetarin
                            Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë në zonën e Xhamllikut. Një gardist pas një sherri me një qytetar ka nxjerrë armën e shërbimit duke e kërcënuar me jetë. Fatmirësisht gardisti nuk ka shtënë me armë dhe ngjarja është parandaluar nga efektivët e komisariatit. Ngjarja është referuar në AMP ku kanë nisur menjëherë hetimet. Kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar sherrin, i cili po këqyret nga grupi hetimor.