Al Khelaifi kërcënon Juventus: Jeni tallur për javë të tëra, do t’i kujtoj këto metoda

Al Khelaifi kërcënon Juventus: Jeni tallur për javë të tëra, do t’i kujtoj këto metoda

10 Shtator 2025 9:12 Telesport Negociatat e dështuara për të risjellë Randal Kolo Muani përsëri në Torino kanë lënë pasoja të rënda, duke i ftohur marrëdhëniet midis Juventus dhe PSG. Të paktën kjo është ajo që po qarkullon këto ditë nga mediat franceze, të cilat raportojnë se Nasser Al-Khelaifi është i tërbuar për rezultatin e kësaj çështjeje. Sipas “Sports Zone”, presidenti i klubit parizien dyshohet se e sulmoi ashpër drejtorin e përgjithshëm të Juventusit, Comolli, gjatë një telefonate, duke bërë vërejtje të ashpra dhe kërcënime të fshehura. “Ke qenë duke na tallur për disa javë“, tha Al Khelaifi, siç raportohet nga portali francez i futbollit. “Mbaroi, nuk do ta fitosh këtë betejë kundër meje. Do t’i kujtoj metodat që përdore, më beso!” Prandaj edhe udhëzimi...