Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Moti për sot i qëndrueshëm, me kthjellime dhe temperatura të larta
Ditën e sotme (10 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, kryesisht në veri dhe qendër. Sipas SHMU-së, era e lehtë me drejtim kryesor jugperëndim -veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të arrijë shpejtësi deri në 15 m/s. Deti do të jetë me valëzim të ulët të forcës 1 ballë.