Eurimages mbështetje për marketingun dhe rritjen e publikut të filmit, aplikimet deri më 13 tetor

Eurimages mbështetje për marketingun dhe rritjen e publikut të filmit, aplikimet deri më 13 tetor

Rritja e publikut të filmit dhe marketingu janë pjesë e një programi të Eurimages, ku aplikimet do të vijojë deri më datë 13 tetor. Drejtuar producentëve që kanë marrë tashmë mbështetjen e koproduksionit nga Eurimages-i, në materialin nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë thuhet se ky program është hartuar për t’i ndihmuar ata të rrisin vëmendjen ndaj projektit të tyre, duke zgjeruar më tej publikun e tij dhe duke arritur përtej vendeve të koproduksionit përmes vënies në përdorim të zgjidhjeve novatore të marketingut. “Përparësi do t’u jepet projekteve ku producentët paraqesin dhe zbatojnë strategji të marketingut dhe rritjes së publikut në një fazë të hershme të produksionit, në bashkëpunim me profesionistë të marketingut (agjentë shitjesh, distributorë, agjenci marketingu dhe komunikimi) me qëllim maksimizimin e publikut dhe...