Bejko: Berisha nuk i do ‘heronjtë’, vetëm i përdor

Bejko: Berisha nuk i do ‘heronjtë’, vetëm i përdor

Analisti Roland Bejko u shpreh se Partia Demokratike ka nevojë që të ketë figura të vlerësuara, por sipas tij problemi kryesor në atë parti është kryetari Sali Berisha. Gjatë intervistës, Bejko tha se Berisha “heronjtë” nuk i do, por vetëm i përdor. “Berisha i do heronjtë, por i do të vdekur jo të gjallë. Kur janë të gjallë e bezdisin. Kemi rastin me Azem Hajdarin. Nuk e di si do jetë sjellja me Salianjin. Por këto punët e heronjve në PD lindin dhe fashiten sipas oreksit të kryetarit të partisë. Ai në momentin kur sheh që potenciali i tyre rritet, kredibiliteti bëhet i padiskutueshëm mundohet t’i shuajë. PD ka nevojë që të ketë figura të vlerësuara nga publiku, sepse janë ata që krijojnë portretin e...