Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kosovës i munguan “yjet” ndaj Suedisë, por ajo fitoi dhe shtangu edhe UEFA-n me “punëtorët” e stolit
Adriatik BALLA Kosova regjistroi mbrëmjen e së hënës një prej fitoreve më të bujshme e spektaklare në rrugëtimin e saj në garat zyrtare ndërkombëtare. Mposhti në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Suedinë me shifrat 2-0, duke marrë një trepikësh që mund ta mbajë në vallen e kualifikimit për në Kupën e Botës të vitit 2026. Në fakt, ishte një 90 minutësh që ndryshoi çdo gjë rreth përfaqësueses së Kosovës në futboll. Sikurse raportojnë analistët kosovarë, dëshpërimi i madh u kthye në shpresë të madhe. Pos fitores ishte edhe paraqitja, e sidomos lufta në fushë, që dëshpërimin përnjëherë e ktheu në shpresë. Shpresë për të arritur gjë të madhe në këtë cikël kualifikues për Botërorin që vitin tjetër mbahet në SHBA, Meksikë e Kanada. 12 raste...