No Image Available

Fantastike/ Anglia i jep Shqipërisë kokën e Serbisë në pjatë, dy dhurata që na dërgojnë në Botëror

Shqipëria është totalisht jashtë formës dhe pritshmërive që ne kemi, por për fat të mirë, jemi në një grup ku edhe Serbia ndodhet në kohën e saj më të keqe. Kuqezinjtë arritën të fitonin në shifrat 1-0 falë golit të Kristjan Asllanit nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë gol, Shqipëria merr sërish vendin e dytë duke kaluar Serbinë, por me një ndeshje më shumë të luajtur kundër Letonisë. Për këtë arsye, fitorja në Beograd mbetet detyrim në mënyrë që të vazhdojmë deri në fund ëndrrën e Botërorit. Por sot Anglia me fitoren e arritur kundër Serbisë, ka siguruar veten dhe ka ikur nga kritikat, ndërsa nga krahu tjetër, i ka bërë dy dhurata të mëdha Shqipërisë. Dhurata e parë është fakti se në...