Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Anglia “shuplakë” Serbisë, “Tre Luanët” shënojnë 5 gola në Beograd – gjunjëzohen ballkanasit
Anglia ka shkërmoqur Serbinë në mes të Beogradit. “Tre Luanët” u treguan të pamëshirshëm duke iu shënuar 5 gola. I pari erdhi nga kapiteni Kejn dhe pas 2 minutash Madueke dyfishoi shifrat. Kështu u mbyll pjesa e parë. Në të dytën gjithçka shkoi edhe më keq për kombëtaren e drejtuar nga Stojkoviç. Konsa trefishoi shifrat në 52-ën dhe më pas Serbia ngeli me 10 lojtarë për shkak se Milenkoviç u ndëshkua me karton të kuq. Më pas erdhi dhe goli i katërt nga Guehi. Sfida u vulos nga Rashford me penallti në të 90’. Me këtë fitore Anglia i bën nder edhe Shqipërisë përsa i përket situatës në grupin K. SERBI 0-5 ANGLI 33′ Kejn, 35′ Madueke, 52′ Konsa, 75′ Guehi, 90′ Rashford (P) ()