“Tani të mendojmë për ndeshjen tjetër”, Presidenti Duka “duartroket” Shqipërinë: Fitore e merituar

“Tani të mendojmë për ndeshjen tjetër”, Presidenti Duka “duartroket” Shqipërinë: Fitore e merituar

Numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka komplimentoi Shqipërinë, pas fitores 1-0 ndaj Letonisë në Kualifikueset e Botërorit. Postimi: Një fitore ku vuajtëm shumë, por në fund morëm tre pikët që kishim si objektiv. Urime ekipit dhe stafit. Tani le të nisim të mendojmë menjëherë për ndeshjen tjetër. Faleminderit tifozëve, që ishin të pranishëm në stadium, për mbështetjen fantastike që i dhanë ekipit!