Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Shqipëria nuk bind, por del me 3 pikë dhe merr vendin e dytë në grup. Anglia na bën një super dhuratë (video)
Shqipëria mposht Letoninë 1-0 në “Air Albania”, ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë e nisën direkt që në minutën e parë me presion, një top i gjatë për Armando Brojën por sulmuesi nuk e arrin dot. Në minutën e 15-të, Asllani shqetëson jo pak stafin kuqezi duke ndjerë dhimbje te gjuri i djathtë, por ia del të vazhdojë lojën. Në minutën e 22-të, Bajrami me një aksion fantastik nga krahu i majtë dhe një vepriimi të bukur, pason ëpr Laçin në fundore, ky i fundit dërgon topin për brenda zonës, por që preket me dorë nga kundërshtari. Arbitri jep penallti, Kristjan Asllani tregohet i saktë nga pika e bardhë, 1-0 për Shqipërinë. Rei Manaj i afrohet golit të dytë për Shqipërinë në minutën...