Shqipëria merr fitore me vuajtje në “Arena Kombëtare”/ Kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën e Botërorit

Shqipëria merr fitore me vuajtje në “Arena Kombëtare”/ Kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën e Botërorit

Shqipëria ka mundur me rezultatin minimal 1-0 Letoninë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026, që po zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”. Golin e epërsisë e realizoi Kristjan Asllani nga pika e bardhë e penalltisë, duke shpërthyer entuziazmin në shkallët e stadiumit të mbushur me tifozë kuqezi. Ky gol i jep kuqezinjve një shtysë të madhe në këtë përballje vendimtare për ëndrrën e kualifikimit në Kampionatin Botëror.