Shqipëria mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Letonisë me një gol nga Kristjan Asllani (VIDEO)

Shqipëria mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Letonisë me një gol nga Kristjan Asllani (VIDEO)

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes eliminatore për Kupën e Botës mes Shqipërisë dhe Letonisë, që po zhvillohet në “Air Albania”. Pas 45 minutave të para, kuqezinjtë kryesojnë me rezultatin 1-0. Goli i vetëm deri tani u shënua nga mesfushori Kristjan Asllani, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë foli tërësisht për skuadrën e Silvinjos, me Shqipërinë që dominoi lojën, ndërsa Letonia nuk arriti të krijojë asnjë rrezik serioz në portën kuqezi. Kuqezinjtë do të kërkojnë të konfirmojnë epërsinë edhe në fraksionin e dytë, për të marrë një fitore me peshë në garën kualifikuese. (VIDEO – Goli i shënuar nga Kristjan Asllani)