Liverpool po i “shkatërron” karrierën Chiesa-s, refuzon transferimin e italianit te klubi i njohur

Liverpool po i “shkatërron” karrierën Chiesa-s, refuzon transferimin e italianit te klubi i njohur

9 Shtator 2025 17:55 Telesport Mediat italiane raportojnë se Liverpool ka refuzuar një ofertë të ardhur nga Besiktas për transferimin e Federico Chiesa-s. Italiani mbeti jashtë listës për në Champions League dhe minutat në Premier League i ka me pikatore. Pavarësisht se e la jashtë Champions League, Arne Slot e sheh italianin si një mundësi të mirë për të bërë rotacionin në sulm gjatë sezonit në Premier League, si dhe në ndeshjet e vlefshme për FA Cup dhe Carabao Cup. Te Besiktas, Chiesa do kishte mundësinë të ishte titullar dhe protagonist i padiskutueshëm. Refuzimi i Liverpool për t’u transferuar diku tjetër, mund t’i kushtojë shtrenjtë ish-lojtarit të Juventusit. Verën e ardhshme është Botërori dhe normalisht në listën me 26 lojtarë, Gennaro Gattuso ashtu si çdo...