Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nisja e vitit të ri shkollor/ Vetëm një fëmijë në klasë të parë, shifrat alarmante, bie numri i fëmijëve të regjistruar
Numri i fëmijëve që hyjnë në klasë të parë në disa fshatra të Bulqizës po bie në mënyrë drastike, duke u bërë një fenomen shqetësues për arsimin dhe jetën në zonat rurale. Në 5 fshatra të Bulqizës këtë vit është regjistruar vetëm një fëmijë në klasë të parë. Bëhet fjalë për fshatrat “Zogje”, “Kovashicë”, “Shtushaj”, “Mazhicë” dhe “Bllacë” të Njësisë Administrative Shupenzë. Të gjithë këta fshatra i dërgojnë fëmijët në shkollën 9-vjeçare “Man Jella” në Zogje. Sipas drejtuesve të kësaj shkolle, për vitin shkollor 2025 – 2026 është regjistruar vetëm një fëmijë në klasë të parë. Dikur, këto zona kishin rreth 500 nxënës, por tani numri ka rënë në vetëm 32, duke detyruar shkollën të organizojë mësimin në klasa kolektive për shkak të numrit të...