Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Pep bëhet “pishman”, planifikon transferimit e yllit të Barcelonës në merkaton e janarit
9 Shtator 2025 17:08 Telesport “TEAMtalk” raporton se Manchester City ka kthyer sërish vëmendjen nga Fermin Lopez. Madje, Pep Guardiola është bërë “pishman” sipas raportimit në fjalë që nuk ushtroi më shumë presion te drejtuesit e Man. City për të finalizuar transferimin e Fermin Lopez merkaton e kësaj vere, e cila u mbyll më 1 shtator. Guardiola e sheh Fermin Lopez si lojtarin ideal për të krijuar një mesfushë elitare bashkë me Tijjani Reijnders dhe Rodri. Edhe pse vetë lojtari ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të qëndruar te Barcelona, duket e vështirë t’i thotë “jo” mundësisë për të punuar me Pep Guardiolën. Për Fermin Lopez pati interes real nga Chelsea në ditët e fundit të merkatos, por oferta e tyre 40 milionë euro ishte shumë...