“Pesticidet e ndaluara qarkullojnë lirshëm”/ Reagon PD: AKU jo funksional, shteti ka braktisur fermerët

“Pesticidet e ndaluara qarkullojnë lirshëm”/ Reagon PD: AKU jo funksional, shteti ka braktisur fermerët

I ftuar në intervistën e mesditës, drejtuesi i Departamentit të Bujqësisë në Partinë Demokratike, Gjok Vuksani, foli në lidhje me situatën alarmante të eksporteve shqiptare drejt vendeve të Bashkimit Evropian, pas rasteve të përsëritura të bllokimit të produkteve bujqësore për shkak të përmbajtjes së lartë të pesticideve dhe metaleve të rënda. Vuksani ngriti alarmin për mungesën e kontrollit shtetëror dhe përgjegjësinë direkte të institucioneve, të cilat sipas tij kanë braktisur fermerët dhe kanë lejuar futjen në treg të preparateve të ndaluara në BE. Ai theksoi se fermerët janë viktimat e një sistemi të kalbur që nuk ofron as këshillim, as analiza të thelluara, duke rrezikuar shëndetin publik dhe duke diskredituar produktet shqiptare në tregjet ndërkombëtare. Në vijim, Vuksani bëri thirrje për një analizë kombëtare të...