Buxheti i grupeve të krimit ja kalon ministrisë, Artan Hoxha: Çfarë po ndodh në Shkodër

Buxheti i grupeve të krimit ja kalon ministrisë, Artan Hoxha: Çfarë po ndodh në Shkodër

Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar në një emision, ku komentoi situatën në Shkodër pas atentatit me dy të vrarë dhe dy të plagosur. Ai u shpreh shumë pesimist në lidhje me perspektivat e sigurisë në këtë qytet, duke thënë se “ngjarjet kriminale do të vazhdojnë të përsëriten në mungesë të një ndërhyrjeje të fortë dhe të efektshme” nga shteti. Hoxha e përshkroi Shkodrën si një qytet që ngjan shumë me Palermo-n e viteve 1980, ku krimi i organizuar ka depërtuar thellë në jetën politike dhe sociale të qytetit. “Në Shkodër, për të marrë një vend pune apo tender në bashki, sipas burimeve, është e nevojshme të marrësh miratimin nga një nga bandat kriminale që veprojnë në qytet. Sot, fuqia e këtyre organizatave nuk matet...