Mban shënime çdo ditë, di gjithçka mbi lojtarët…; ja si po përgatitet Zidane për Francën

Mban shënime çdo ditë, di gjithçka mbi lojtarët…; ja si po përgatitet Zidane për Francën

Në Francë raportohet se Zidane po përgatitet të zëvendësojë Deschamps si trajner i kombëtares, pas Botërorit 2026. Sipas “L’Equipe”, momenti pritet të vijë, edhe pse ende nuk dihet data e saktë kur do të marrë drejtimin e “Les Bleus”. Mediat theksojnë se që më 12 korrik, gjatë kremtimit të 27-vjetorit të Botërorit 1998, ishte e qartë se Zidane do të bëhej trajneri i ardhshëm. Deschamps nuk mori pjesë, ndërsa legjenda të tilla si Laurent Blanc, Boghossian, Vincent Candela, Barthez, Karembeu, Petit, Diomède, Aimé Jacquet, si dhe Pogba e Platini ishin të pranishëm. Zidane u përfshi edhe në shakatë e kolegëve për të ardhmen, duke biseduar gjithashtu me Blanc për eksperiencën e tij si trajner i Francës (2010-2012). Një mik i afërt i Zidane i tha medias:...