Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Shumica i ngatërrojnë/ Ja si duhet të shkruhen numrat rreshtorë me shifra arabe dhe si me shifra romake
Drejtshkrimi i numrave që shkruhen me shifra arabe dhe me shifra romake Nga Eroll Sejdiu Shpesh në shkrimet publike ngatërrohet drejtshkrimi i numrave rreshtorë arabë me ata romakë. Kur i shkruajmë numrat me shifra romake, nuk shkruhet as nyja përpara dhe as prapashtesa. P.sh.: shekulli XX dhe jo shekulli i XX-të, klasa VI dhe jo klasa e VI-të, seminari XII dhe jo seminari i XII-të etj. Kur i shkruajmë numrat me shifra arabe, atëherë duhet të shkruhet edhe nyja përpara edhe prapashtesa. P.sh.: shekulli i 20-të dhe jo shekulli 20, klasa e 6-të dhe jo klasa 6, seminari i 12-të dhe jo seminari 12 etj. ObserverKult Lexo edhe: GABIMET QË I BËJNË SHUMICA: DISCIPLINË APO DISIPLINË… SI DUHET TË SHKRUHET?