Serie A gati për një risi historike në arbitrim, do të “debutojë” në Juventus-Inter

Serie A gati për një risi historike në arbitrim, do të “debutojë” në Juventus-Inter

9 Shtator 2025 13:56 Alfred Lleshi Në supersfidën Juventus-Inter të 13 shtatorit do të debutojë “RefCam” në Serie A, kamera ultramoderne që ofron pamjen e lojës nga këndvështrimi i arbitrit. E testuar tashmë në Botërorin e Klubeve, kjo mikro-kamerë me peshë vetëm 6 gramë do të vendoset në bazën e mikrofonit të kryesorit të ndeshjes, te veshi. Ajo do të përdoret në nxemje, gjatë lojës (p.sh. për përgatitjen e goditjeve të dënimit) dhe pamje spektakolare me “replay”. Sinjali do të jetë gjithashtu i disponueshëm për VAR-in. “RefCam” është një “hap tjetër në rrugën e inovacionit teknologjik të Serie A, duke sjellë për herë të parë perspektivën reale të arbitrit për tifozët”, – deklaroi Luigi De Siervo, CEO i “Lega Serie A”. “Qëllimi ynë është të ofrojmë...