Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Posedonte mina me telekomandë, përfundon në pranga 25-vjeçari me rrezikshmëri të lartë, dyshohet se…
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Together”, i cili çoi në arrestimin e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur më herët në kërkim për veprimtari kriminale që përfshin armë shpërthyese të programuara për atentate në distancë. Në kuadër të operacionit, të zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, u arrestuan dy persona: J. Sh., 25 vjeç, banues në Shkodër – i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të mëparshëm “Brothers”, pasi dyshohet se posedonte së bashku me vëllanë e tij (i arrestuar më parë), dy mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë. Dyshohet se këto mjete shpërthyese do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale. G. H.,...