Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Paketa ligjore për territorin/ Rama: Do mbrojmë projektet e “përdhunuara” nga frymëzimi i ndërtimeve pa leje
Qeveria po prezanton paketën me masat ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit tha në fjalën hapëse të prezantimit se kjo paketë e re është hartuar nga një grup i gjerë ekspertësh dhe deputetësh, si dhe sqaroi se përqendrohet në ndalimin e ndërhyrjes së ndërtuesve te projektet arkitektonike duke i deformuar ato, si dhe shitjet vetëm me leje ndërtimi. “Për këtë paketë të re ligjore që do të prezantojmë është punuar me shumë intensitet nga një grup i gjerë ekspertësh, juristësh dhe me ndihmën e disa deputetëve që kanë pasur një aktivitet të lidhur me komisionin e ligjeve. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë punë që është zhvilluar gradualisht...