Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pjesë e grupit Çopja për trafik ndërkombëtar kokaine/ Gjykata e Posaçme lë në burg Vilson Pepën
Gjykata e Posaçme la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Vilson Pepa, qe u ekstradua nga Punta Cana, në vendin tonë dy ditë me parë. Në seancën gjyqsore , Pepa është shprehur se ai donte të vinte vetë në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë. 41 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme ka caktuar më herët ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bëhet fjalë për hetimin e kryer nga SPAK për dosjen e njohur si “karteli shqiptar i kokainës”, ku u zbulua aktiviteti i vëllezërve Çela...