Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
KQZ për DHL: S’ka pagesa pa kushte, kërkesat për kamatëvonesa pa bazë ligjore
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka sqaruar sot për mediat situatën lidhur me pagesat e papërfunduara ndaj kompanisë postare DHL, e cila asistoi në procesin e votimit nga diaspora gjatë zgjedhjeve të 11 majit. Celibashi theksoi se nuk ka asnjë refuzim për të kryer pagesat, por ato do të realizohen vetëm në përputhje me parashikimet kontraktuale. Ai sqaroi se KQZ i ka paraqitur kompanisë disa kërkesa teknike dhe procedurale për të përmbyllur zyrtarisht procesin e shërbimit dhe për të hapur rrugën për disbursimin e fondeve. “Kemi pasur disa kërkesa ndaj kompanisë DHL, të cilat i kemi prezantuar zyrtarisht. Jam i sigurt që ato do të plotësohen, sepse janë në përputhje të plotë me kontratën,” deklaroi Celibashi. Një nga kërkesat kryesore të KQZ-së...