Usyk në ring vetëm vitin tjetër, dy kampionët e përkohshëm të botës në peshën e rëndë sfidë më 25 tetor

Usyk në ring vetëm vitin tjetër, dy kampionët e përkohshëm të botës në peshën e rëndë sfidë më 25 tetor

Sfida mes Oleksandr Usyk dhe Joseph Parker, sic dhe kishte urdhëruar WBO, nuk do të zhvillohet. Të paktën për momentin, pasi neo-zelandezi, që mban titullin e përkohshëm të kategorisë WBO, do të duelojë ndaj britanikut Fabio Wardley (19 fitore e 1 barazim në marrierë). Kjo përballje do të zhvillohet më 25 tetor, në “O2 Arena” të Londrës. Lajmi është zyrtarizuar nga palët, duke shtuar se Usyk nuk do të rikthehet në ring këtë vit, pas një dëmtimi të ukrainasit. Kjo detyroi stafin e Parker (36 fitore e 3 humbje), ish-kampion bote në peshën e rëndë, të gjejë një alternativë tjetër. Wardley, kampioni i përkohshëm i kategorisë WBA, kaloi një moment të vështirë me Justis Huni herën e fundit, duke marrë një fitore me një nokaut...