Masakra me dy viktima në Shkodër, shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorët e autorit

Masakra me dy viktima në Shkodër, shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorët e autorit

Policia ka shpallur në kërkim dy persona që i kanë siguruar autorit armët e krimit, njëri prej tyre , 17-vjeçar ndërsa tjetri i identifikuar si Barush Bregu (Bajram Bregu). Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës. Autori 29-vjeçar hyri brenda në lokal dhe qëlloi me breshëri. Armando Pali, i cili po pinte kafe me Erogen Brajoviçin, ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa truproja e këtij të fundit, Liridon Kraja (Lushi) vdiq në spital. Dy plumba mori edhe Meri Kaceri, kamarierja 25-vjeçare e lokalit, e cila gjithashtu nuk ka rrezik për jetën. Njoftimi  Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe kontrollet, me qëllim dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, ku shtetasi R. G. qëlloi me armë zjarri dhe...