Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Gruaja e Diogo Jota merr vendimin befasues për të ardhmen e fëmijëve të tyre
9 Shtator 2025 10:33 Alfred Lleshi Gjithkush u trondit nga aksidenti fatal automobilistik që i mori jetën Diogo Jotës dhe vëllait të tij, André Silvës, mëngjesin e 3 korrikut. Disa ditë para se të ndahej tragjikisht nga jeta, ylli i Liverpool-it kishte shkëmbyer unazat me Rute Cardoso, nënën e tre fëmijëve të tij, duke u martuar zyrtarisht. Sipas revistës “TV 7 Dias”, e veja e futbollistit të ndjerë, që jetonte në Angli, është kthyer tashmë në Portugali dhe është vendosur në veri të vendit. Babai i Diogo Jotës, Fernando, tregoi për të njëjtën revistë se Rute dhe tre fëmijët po jetojnë në shtëpinë e motrës së saj. Ai shtoi se Rute ka një shërbëtore që e ndihmon për kujdesin ndaj fëmijëve: “Deri tani kishin tri...