Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Zyrtare! Vjen shkarkimi i parë në Premier League, edhe Postecoglou e Mourinho mes kandidatëve
9 Shtator 2025 9:46 Telesport Pas javësh tensionesh në rritje, Nuno Espirito Santo nuk do të jetë më trajneri i Nottingham Forest. Përçarja me presidentin Marinakis është bërë e pakthyeshme. Gjithcka erdhi pas një marrëveshjeje të dështuar për rinovimin e kontratës së trajnerit portugez dhe një vere mosmarrëveshjesh mbi vendimet e transferimeve. Forest tani po kërkon një trajner të ri: Ange Postecoglou, ish-trajneri i Tottenham, thuhet se është një kandidat i fortë për këtë pozicion, por disa javë më parë u përfol edhe emri i Jose Mourinho. Emrat e tjerë janë ata të Andoni Iraola, Oliver Glasner e Marco Silva. Ky është shkarkimi i parë i këtij sezoni në Premier League, që vjen shumë shpejt, pas vetëmn tri javësh kampionat.