Mbrojtësi kosovar do të mungojë 10 ditë për shkak dëmtimi, humbet edhe sfidën ndaj City në Champions

Mbrojtësi kosovar do të mungojë 10 ditë për shkak dëmtimi, humbet edhe sfidën ndaj City në Champions

9 Shtator 2025 8:31 Telesport Napoli ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke konfirmuar rezultatet e testeve që Amir Rrahmani. Mbrojtësi ka pësuar një këputje të lehtë të bicepsit femoris në kofshën e djathtë. Kjo është një goditje e rëndë për trajnerin Antonio Conte, i cili nuk do të jetë në gjendje ta ketë atë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të Serie A kundër Fiorentinës. Madje e sigurtë është edhe mungesa e tij për ndeshjen jashtë fushe kundër Manchester City, e cila do të hapë fushatën e kampionëve të Italisë në Champions League. Rrahmani, i cili pritet të rikuperohet për ndeshjen kundër Piza, u zëvendësua gjatë ndeshjes Kosovë-Zvicër. Në konsultim me stafin mjekësor të Napolit, ai u rikthye në Itali për të shmangur përkeqësimin e...