Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
KUALIFIKUESET | Tonali shpëton Italinë nga drama, afron playoff. Zvicra udhëheq e pashqetësuar, Kosova tani shpreson. Danimarka shkatërron Greqinë (Renditjet)
Nëntë gola, nëntë mijë emocione. Italia fitoi 5-4 kundër Izraelit në Debrecen, një ndeshje që pothuajse ishte gati e flakur disa here. Italia mendoi se kishte mbaruar pas golit 2-3 të Raspadorit, por Izraeli nuk hoqi dore dhe beri 3-3 ne fund dhe u desh në kohën shtesë goli i Sandro Tonalit per fitore e dyte te Gattusos. Në stadiumin Nagyerdei në Hungari, gjithçka ndodhi, por gjëja më e rëndësishme ishte që Azzurrët morën në shtëpi tre pikët. Ata praktikisht siguruan vendin e dytë në Grupin I kundër një kundërshtari padyshim të paqëndrueshëm. Fitorja historike e Kosovës i rikthen ata në garë për kualifikim në Kupën e Botës, pasi mposhtën Suedinë. Rexhbecaj dhe Muriqi i ngazëllyen tifozët vendas në pjesën e parë, ndërsa Hien dhe...