“E ke të kryme, unë vë drejtora”, sa merr sekseri i Kadastrës për një certifikatë pronësie

“E ke të kryme, unë vë drejtora”, sa merr sekseri i Kadastrës për një certifikatë pronësie

Shaban Tonuzi një qytetar nga Durrësi, tregon se jeton dhe punon në Itali. Ai thotë se ka një problem me shtëpinë e babait, për të cilën kërkon pronësinë pasi i ati ka ndërruar jetë. Të gjithë trashëgimtarët kanë firmosur, që prona t’i kalojë atij, por nuk po gjen zgjidhje në kadastër, pasi po sorrollatet prej dy vjetësh me aplikime pa fund. “Kam një problem me shtëpinë time të vjetër, të babait dhe dua ta kthej nga babai në emrin tim. Kam aplikuar te noterja, në bazë të ligjit. Aplikova dhe ata më kërkuan të gjitha të dhënat e trungut familjar, certifikatat. Kanë firmosur të gjithë vëllezërit e mi, që jemi 5 vëllezër dhe një motër. I kam çuar të gjitha dokumentet, sipas ligjit dhe ka...