Muç Nano: Pushteti i Edi Ramës është më pak i rrëzueshëm sesa ai i Enver Hoxhës

Muç Nano: Pushteti i Edi Ramës është më pak i rrëzueshëm sesa ai i Enver Hoxhës

Katër muaj pas fitores qsë i dha një mandat të katërt qeverisës Partisë Socialiste, pushteti i tij është më i qëndrueshëm se asnjëherë tjetër. Mustafa Nano thotë se ky pushtet është më pak i cënueshëm se ai i Enver Hoxhës. “Në një farë kuptimi, paradoksalisht, më i cenueshëm dhe më i rrëzueshëm ka qenë pushteti i Enver Hoxhës sesa është ky i Ramës. Enver Hoxhës mund t’i ndodhte një komplot ndërkombëtar ose një grusht shteti nga brenda, ndërsa Edi Ramës nuk mund t’i ndodhë asnjë lloj komploti ndërkombëtar sepse ndërkombëtarët e shohin si personazhin e vetëm me të cilin mund të komunikojnë në Tiranë, ndërsa nga brenda nuk ka se çfarë t’i ndodhë, pasi PS-në e ka bërë zap, ndërsa PD-ja është literalisht e vdekur”,...