Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
KOSOVA MAGJIKE! Dy kundërsulme për manual futbolli godasin Suedinë 45′ e para. Dhe mund të ishin edhe më shumë gola (VIDEO)
8 Shtator 2025 21:37 Telesport Kosova ka mbyllur një pjesë të parë perfekte dhe fantastike duke shënuar dy gola ndaj Suedisë dhe duke treguar karakter dhe forcë sidomos pas humbjes dhe kritikave të shumta të ndeshjes ndaj Zvicrës, e para e grupit kualifikues. Sonte në “Fadil Vokrri”, paraqitje e jashtëzakonshme e djemve të Foda që mund ta kishin mbyllur në epërësi edhe më të madhe pjesën e parë pasi patën të paktën 4 raste të mira për shënim, nga të cilat dy i finalizuan me Rexhbecaj dhe Muriqi, në dy kundërsulme vrastare dhe për manual. Te goli i pare, aksioni u nis nga Dion Gallapeni, i cili asistoi bukur për Elvis Rexhbecajn. Mesfushori kosovar u gjend ballë për ballë me portierin suedez Robin Olsen dhe...